Tirana luan ndaj serbëve, tifozët: Kosova, zemra e Shqipnisë!

Në orën 20:00, në kuadër të turit të dytë eliminator të Champions League, Tirana do të përballet me Crvena Zvezdën në stadiumin “Air Albania”. Ndjeshmëria që kjo sfidë për tifozët e Tiranës, ka sjellë në vëmendje tensionin që u krijua nga ndeshja e kombëtares në Beograd.

Lufta e Shqiptarit ka burreri, ne nuk meremi me gra dhe femij
KOSOVA ZEMRA E SHQIPNIS .

“Tirona Fanatics” kanë qenë aktivë në këto ditë teksa nuk kanë lënë pa thumbuar serbët dhe kundërshtarët. Në fillim ishin këngët e banderola në stërvitjen e bardhebluve në “Skënder Halili”, më pas ishte radha e fishekzjarreve mbrëmë pas mesnate pranë hotelit ku është akomoduar ekipi serb.

Sot ka ardhur edhe një tjetër banderolë mjaft domethënëse nga ana e grupimit tjetër të Tiranës, “Capital Creë”. Shkrimi në banderloë ishte një “kunj” për serbët dhe luftën që ata zhvilluan në Kosovë, ku nuk kursyen në masakra as fëmijët dhe gratë.

“Lufta e Shqiptarit ka burrëri, ne nuk merremi me gra dhe fëmijë. KOSOVA ZEMRA E SHQIPNISË”, ishin fjalët e përzgjedhura nga “Capital Creë”, që e kanë shpalosur banderolën e madhe në shkallët e Universitetit Politeknik, afër stadiumit.

Edhe pse të detyruar të qëndrojnë jashtë stadiumit, tifozët e Tiranës kanë ditur t’i japin mbështetje klubit të tyre, ndërsa kanë mundur të japin edhe mesazhet e tyre karshi kundërshtarit. Gjithsesi, trajneri Stankovic në fjalën e tij, deklaroi se kjo është thjesht një ndeshje futbolli.