• 18/05/2021
Digiqole ad

Ngritet aktakuzë për vrasjen në Maqitevë të Suharekës

 Ngritet aktakuzë për vrasjen në Maqitevë të Suharekës

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit S.A., për shkak se ekziston dyshimi i bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

​Sipas aktakuzës i pandehuri S.A. e ka privuar nga jeta personin tjetër dhe me atë rast me dashje ka vë në rrezik jetën e një apo më shumë personave tjerë, në atë mënyrë që më 26.01.2020, në fshatin Maqitevë, Komuna e Suharekës, pas mosmarrëveshjes lidhur me një borxh prej 20 eurove që ia kishte tani i ndjeri SH.K., vëllait të tij, fillimisht fillojnë të fjalosen, më pas shkon te kamioneta e tij e merr pushkën gjysmë automatike dhe në një distancë të shkurtë shkrep në drejtim të tani të ndjerit SH.K., dhe e godet fillimisht në fytyrë i cili rrëzohet në tokë, e pastaj deri sa ishte i rrëzuar e godet edhe disa herë, me ç’rast i shkakton tetë plagë në pjesë të ndryshme të trupit.

Në njoftim po ashtu thuhet se i pandehuri S.A. në kundërshtim me Ligjin ka poseduar armën gjysmë automatike të tipit “AK-47”, me numër serik 41216.  /Telegrafi/

Digiqole ad

Të ngjashme