RRAHJE NDËRMJET PRINDËRVE DHE FËMIJËVE

Katër anëtarë të një familjeje pas një mosmarrëveshje janë përleshur mes vete.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 09:30, në Prishtinë.

Siç thuhet në raport, një person ka marr lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

“Pas një mosmarrëveshje, ka ardhur deri te përleshja fizike e katër anëtarëve të një familjeje. Një person ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Katër të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor dhe me vendim të prokurorit, djali dhe vajza janë dërguar në mbajtje, ndërsa prindërit e tyre janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.