Ballkani nga Suhareka është njëri nga klubet që është përforcuar më së shumti në këtë afat kalimtar.
Presidenti i klubit, Arsim Kabashi është njeriu që po shpenzon si një sheik i vërtetë dhe po ua plotëson çdo dëshirë futbollistëve, shkruan Reporteri.net
Ai e la të lirë Jetmir Topallin që t’i bashkohet me parametra zero klubit turk, Yeni Malatyaspor. Gjithashtu edhe dy yjet tjerë, Blendi Baftiu dhe Arbër Hoxha do të kompletojnë transferimet në Turqi këto ditë.
Kur të gjithë menduan se Ballkani do ta ketë vështirë me largimin e kësaj treshe, në skenë doli i pari i këtij klubi, Arsim Kabashi që nuk po ndalet së shpenzuari.
Ballkani solli në skuadër hiç më pak se 8 futbollistë, secili më emër se tjetri.
Kenan Haxhihamza, Mevlan Zeka, Bajram Jashanica, Armin Bosnjak, Leorant Mramullaku, Nazmi Gripshi, Armend Thaqi dhe Meriton Korenica janë goditjet e deritashme të Ballkanit të Arsim Kabashit.
Pas tërë këtyre transferve në Kosovë filluan edhe shakatë se Messi mund të transferohet te Ballkani.
RadioVala