• 13/06/2021
Digiqole ad

Kurora lulesh për heroin e kombit Ramë Bllaca

 Kurora lulesh për heroin e kombit Ramë Bllaca

Kurora lulesh për heroin e kombit Ramë Bllaca

Kryetari i Komunës së Suharekës dhe vartësit e tij, sot e nderuan heroin e kombit Ramë Bllaca, duke bërë homazhe pranë pllakës përkujtimore të tij dhe duke vendosur kurora me lule, në nderim të veprës së tij heroike.
Duke i’u përshtatur rrethanave të krijuara nga COVID-19, kryetari Muharremaj u prit nga familja e ngushtë e heroit Bllaca si dhe disa qytetarë të këtij fshati.
Kryetari Muharremaj për heroin Bllaca u shpreh:
“Ai ishte zë i fuqishëm kundër atyre që synonin ta realizonin zhvendosjen masive të shqiptarëve dhe me guximin e tij e vulosi vazhdimësinë tonë në tokën e Kosovës”.
“Si personalitet i rrallë në kohë të vështira, nuk pranonte kompromise të dhimbëshme për shqiptarët, duke kundërshtuar fuqishëm me mosnënshkrim shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi”.

Digiqole ad

Të ngjashme