A jeni kredimarrës i mirë? Ja si mund ta shikoni!

A jeni kredimarrës i mirë? A e kryeni me rregull pagesën e kredisë? Në cilën kategori jeni?

Përgjigjet në këto pyetje mund t’i merrni edhe online. Që nga vitit 2006 është i funksionalizuar Regjistri i Kredive të Kosovës (RKK) i cili është një portal online i krijuar dhe i mirëmbajtur nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK). Përmes këtij portali, bankat dhe institucionet tjera kredidhënëse japin informata për performancën e shlyerjes së kredive në bazë të së cilave edhe vlerësohen kredimarrësit. 

Kredimarrësit mund të krijojnë llogari dhe të shohin vetë se në cilën kategori janë futur.

Krejt çka duhet të bëni është ta krijoni një llogari online sipas udhëzimeve në linkun:

https://rkk.bqk-kos.org/crkportal/