Përplasi me makinë 7 vjeçaren, policia arreston shoferin 49 vjeçar

Përplasi me makinë 7 vjeçaren, policia arreston shoferin 49 vjeçar

Policia ka vënë në pranga një 49 vjeçar, përgjegjës për përplasjen e një vajze të mitur 7 vjeçare. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme, teksa këtë të premte është arrestuar shtetasi me inicialet A.Xh. Policia njofton se e mitura ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin A. Xh., 49 vjeç, banues në Himarë, pasi ditën e djeshme duke drejtuar automjetin Toyota në aksin rrugorë Himarë-Potam, ka akidentuar një shtetase të mitur 7 vjeçare, e cila është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme./Express