• 03/08/2021
Digiqole ad

Reagon anëtari i Kryesisë së LDK-së

 Reagon anëtari i Kryesisë së LDK-së

Anëtari i Kryesisë se LDK-së dega në Suharekë Gjelbrim Veselaj, ka reaguar në një postim në Facebook për neglizhencen që po bëhet me rastin e punimëve në rrjetin e ujësjellsit të fshatit Reqan.

Ky është postimi i plotë:

Unë dhe q’do qytetar tjetër i fshatit Reqan jemi të atakuar nga neglizhenca që po bëhet me rastin e punimëve në rrjetin e ujësjellësit në fshatin tonë .
Investim nga Qeveria e R.Kosovës dhe Qeveria Zvicerrane.
Fotografitë që i gjeni të bashkangjitura tregojnë më së miri se si është gjendja e rrugës pas shtrirjes së rrjetit të ujësjellësit.
Ne jemi të vetëdijshëm se gjatë punimëve mund të dëmtohet rruga apo edhe infrastruktura tjetër,mirëpo lënja e rrugëve në këtë gjendje për muaj,përpos që është jo profesionalizëm e dëmtim i pronës është edhe nënqmim i banorëve dhe tregon pa-ndjeshmërinë për banoret e Reqanit që ka në radhë të parë Komuna e pastaj institucionet tjera përgjegjëse për këtë projekt.

I bëjë thirrje inspektoriatit të ndërtimit në Komunën e Suharekës të merr masa dhe të urdhëroj fillimin e sanimëve të dëmëve po ashtu të urdhëroj kthimin në gjendjen e mëparshme të gjitha rrugëve në Reqan .

(Kërkoj nga bashk’fshatarët në vet’përmbajtje dhe durimë……!)

Të ngjashme