Ata që po shfaqen skeptikë për edicionin e ri të BALLLANIT, pasi 3shja sulmuese e sezonit të kaluar nuk është, po harrojnë elementin kryesor.
Pavarësisht klasit që ata kishin, loja e BALLKANIT nuk ishte e X apo Y futbollistit. Ajo ishte rezultat i trajnerit, formacionit të tij, taktikave të tij dhe ideologjisë futbollistike që Ismeti e ka!
Baftiu, Hoxha e Topalli para se ta bënin atë lojën e bukur me BALLKANIN që krejtve i hyri në zemër, ishin në klube të tjera ku luhej BAM e BUM.
E di që dikuj nuk i konvenon me pranu, ama futbolli i zhvilluar nga BALLKANI e ka direkt vulën e Munishit dhe kultivimit të futbollit modern që ai e bën.
Paramendojeni tash, me një trajner të tillë si dhe me një kontigjent fenomenal të lojtarëve që pronari Kabashi vazhdimisht po i afron në skuadër, cfarë loje do të ketë në edicionin e ri!
Se a do të fitojë titull apo jo, kjo mbetet të shihet, por se a do të jetë skuadra me futbollin më tē bukur e të kënaqshëm për shikuesit, kjo s’do diskutim. Lojtarët e duhur janë me trajnerin e duhur, në klubin e duhur 🧡🖤