Një aksident trafiku në Çitakovë të vjetër të Drenasit që ndodhi mbrëmë ka vdekur një person.
Policia ka njoftuar s enë vet aksidentin që ndodhi mbrëmë janë lënduar edhe dy persona të tjerë, ndërsa shoferi është arrestuar.
Ndërsa, me vendim të prokurorit turpi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion. Kurse i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti derisa ishte duke drejtuar veturën ka shkaktuar vet-aksident. Si pasojë e aksidentit një pasagjer mashkull kosovar ka ndërruar jete në vendin e ngjarjes ndërsa dy te tjerë kanë pësuar lëndime trupore. Me vendim te prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin 24 orësh.
Rtk