SHKREPEN ARMËT NË PRIZREN, PLAGOSET NJË PERSON

Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Prizren.

Si pasojë e saj, një person ka mbetur i plagosur, dhe i njëjti është dërguar me urgjencë në Spital.

I dyshuari, siç ka bërë të ditur Policia e Kosovës është ende në arrati.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore të cilat janë duke e hetuar rastin, ndërsa gjendja e viktimës sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë.