I mituri është arrestuar për shkak se në rrjetin social në Instagram kishte hapur një llogaro në emër dhe fotografi të një të miture, së cilës I kishte kërkuar marrëdhënie seksuale me pretekst që do të publikoi fotografitë e saj.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 13:00, në Deçan.
Siç thuhet në raport, i dyshuari pas intervestimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 24 orë.
“Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull kosovar për shkak se në rrjetin social Instagram kishte hapur një llogari në emër dhe fotografi të viktimës së mitur femër kosovare dhe ka kërkuar nga ajo mardhënje seksuale me pretekst që do të publikoi fotografitë e saj duke dërguar mesazhe banale dhe ofenduese. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 24 orë, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport. /Telegrafi/