Gjendet trupi i pajetë i të riut nga Dragashi që u mbyt në liqe në territorin maqedonas

Njësitet e kërkimit nënujor të Policisë së Maqedonisë së Veriut kanë arritur që ta gjejnë trupin e pa jetë të riut kosovar nga Komuna e Dragashit, i cili dje ishte futur për t’u larë në liqenin që gjendet në territorin e Maqedonisë në vijën kufitare me Kosovën, raporton Gazeta Express.

Sipas informacioneve të Gazetës Express ai është gjetur sot dhe se pritet që të bëhet identifikimi i trupit dhe më pas edhe obduksioni.

Viktima dyshohet se bashkë me disa shokë të tij kishte shkuar për relaksim në liqenët që gjendën në afërsi të Kosovës në pjesën e Maqedonisë së Veriut.

Sipas informacioneve, viktima kishte rënë në liqen ditën e djeshme, derisa kërkimet për trupin e tij kanë vazhduar deri sot kur edhe është gjetur para pak çastesh.

Lidhur me rastin për Express ka folur edhe Daut Hoxha nga Policia e Kosovës.

“Me datën 28.08.2020 rreth orës 14:20 është pranuar informacioni se disa persona kishin shkuar te liqenet per rekreacion, zonë kufitare me Maqedonin e veriut. Nderkohe njeri nga ta siq thuhet ishte futur në liqe per tu freskuar dhe nuk ishte dal më. Menjeher eshte njoftuar stacioni policor ne Dragash si dhe autoritete maqedonaso-veriore, pasi qe dyshohet qe liqeni qe potencohet ndodhet ne territorin e tyre dhe me rastin te procedojne autoritete e Maqedonise se Veriut. Policia e Kosoves ka ndermarr dhe do te ndermerr veprimet e nevojshme qe bien ne fushveprimin dhe kompetencen tonë, per te ofruar qdo bashkëpunim apo ndihmë qe kerkohet ne sqarimin e ketij rasti”, ka thënë Hoxha.,

/GazetaExpress/