Sot do të mbajë mot me diell!

Moti Sot, 30.08.2020

Do të mbajë mot kryesisht me diell. Për gjatë maleve parashihen vranësira të mesme, por pa reshje. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-33 gradë Celsius. Indeksi UV vazhdon të jetë i lartë, në vlerat e rrezikut, prandaj është mirë që në intervalin kohorë prej 9-17 mundësisht mos të jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare.