• 06/08/2021
Digiqole ad

ARRESTOHEN TRE BURRA DHE NJË GRUA, TENTUAN T’I VËJNË ZJARRIN NJË KAMIONI ME ARMË

 ARRESTOHEN TRE BURRA DHE NJË GRUA, TENTUAN T’I VËJNË ZJARRIN NJË KAMIONI ME ARMË

Policia e Kosovës ka arrestuar  tre burra dhe një grua në Vushtrri, pasi të njëjtit në shtëpinë e viktimës mashkull, kanë shtënë me armë zjarri dhe kanë tentuar t’i vëjnë zjarrin një kamioni.

“Të dyshuarit gjatë arrestimit kanë tentuar t’i sulmojnë me një shishe me materie ndezëse zyrtarët policor. Gjatë kontrollimit janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta (njëra me gaz), 13 fishek, 11 gëzhoja, një granatë shokuese dhe disa shishe të mbushura me materie ndezëse.”, njofton Policia përmes rasportit 24-orësh.

Me vendim të prokurorit, tre nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara femër është liruar në procedurë të rregullt.

Të ngjashme