• 18/05/2021
Digiqole ad

Konjufca: Hapja e 58 shtëpive sot në veriun e Kosovës nga Serbia, s’është e rastësishme

 Konjufca: Hapja e 58 shtëpive sot në veriun e Kosovës nga Serbia, s’është e rastësishme

Ish-deputeti nga radhët e LVV-së, Glauk Konjufca, ka thënë se hapja e 58 shtëpive në veriun e Mitrovicës që u bë sot, nuk është e rastësishme.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se përcaktimin e vërtetë të shtetit serb ndaj shqiptarëve dhe Kosovës e tregon më së miri ngjarja e sotme në pjesën e veriut të shtetit.

“Nuk është e rastësishme as data që e ka zgjedhur Serbia. Përmes kësaj tregon që nuk ka asnjë keqardhje a pendesë për gjenocidin e shkaktuar në Kosovë. Përkundrazi: jo vetëm që e mban të burgosur të vërtetën për të rrëmbyerit, por e vazhdon para hundës së qeverisë tonë kolonizimin e Kosovës”, ka thënë ai.

Sipas tij, ky është kolonizim tipik.

“58 shtëpi të koncentruara, në një lagje te vetme, në pjesën më strategjike të pjesës së veriut. Shtëpi të ndërtuara nga qeveria e Vuçiqit aty ku më parë kurrë nuk kishte asnjë shtëpi”, ka shkruar ai.

Në anën tjetër, Sipas Konjufces delegacioni i Kosovës për dialog me Serbinë në Bruksel pranon tema të tilla siç ishte kthimi i serbëve që e kanë lëshuar Kosovën që prej vitit 1976.

Ai thotë se në momentin që pranohet për dialog një temë e tillë, automatikisht legjitimohet teza e Akademisë Serbe se shqiptarët paskan ushtruar presion dhe apartheid ndaj serbëve të Kosovës.

“Përmes këtyre konstrukteve shoveniste Serbia synon ta mbulojë gjenocidin e ushtruar ndaj shqiptarëve. Asnjë reagim nga Qeveria dhe institucionet e Republikës së Kosovës. Kur ta merr vesh kryeministri Hoti këtë veprim nga mediat, me siguri del edhe e dënon ‘ashpër’. E kjo është dukshëm më pak se që bën një OJQ aktive për këtë çështje”, ka shkruar ai.

© KOHA. 

Digiqole ad

Të ngjashme