Më 20 gusht të këtij viti, presidenti Hashim Thaçi ka dekretuar ligjin nr. 07/L-006 për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19 në territorin e Republikës së Kosovës, ligj ky i cili u votua nga Kuvendin e Kosovës me shumicë votash.
Megjithëse në këtë ligj theksohen të gjitha ndëshkimet që mund t’iu adresohen qytetarëve të cilët nuk respektojnë masat e Qeverisë, ka raste kur zyrtarët policor tejkalojnë kompetencat e tyre, duke shqiptuar gjoba edhe për veprimet të cilat nuk janë të ndaluara me ligj, shkruan Portali.info.
Banori Liburn Dema, i cili është shërbyes shëndetësor ne Qkuk është dënuar dje në fshatin Zhegër të Gjilanit, për mos mbajtje të maskës gjatë vozitjes, gjë që nuk përcaktohet saktësisht me ligj.
Në dënimin e shqiptuar, zyrtari policor është bazuar në ligjin 07/L-006 neni 24, nen ky i cili nuk përcakton se dënohet qytetari i cili nuk mban maskë gjatë vozitjes së mjetit motorik, përpos se përcakton se personi fizik i cili nuk mban maskë, dënohet me gjobë deri në 35 euro.
Ky mund të jetë një lëshim i mundshëm ne ligjin për luftimin e pandemisë Covid-19, apo edhe keqinterpretim i ligjit në fuqi nga ana e zyrtarëve policor. /PORTALI.info
Gjoba e shqiptuar ndaj qytetarit e siguruar nga Portali.info: