Challandes: E kemi të vështirë të krijojmë një ekip ideal për ndeshjet e shtatorit

Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes, në një konference për media ka folur për ndeshjet e ardhshme të ekipit tonë.

Me këtë rasti ai foli për gjendjen e ekipit, ku disa lojtarët nuk kanë mundur t’i bashkohen për shkak të gjendjes pandemike në botë.

“Nuk dua të flas me emrat të veçantë, por ata do të jenë për ndeshjen me Moldavinë dhe do të mundë të kthehen në shtetet e tyre ka pasur nevojë të futen në karantinë, ndërsa ne me pjesën tjetër të ekipit do të kthehemi në Prishtinë për ndeshjen me Greqinë”, tha Challandes.

“Është e vështirë të mundesh vetëm për futbollin në këtë kohë, por duhet të përshtatemi”, shtoi ai.

“Nuk është e lehtë ta kem një ekip të komponuar sepse kemi lojtar që sapo i kanë nisur përgatitjet, kemi lojtarë që janë në pritje të ndërrimit të skuadrës, kemi lojtarë që nuk kanë luajtur që prej përfundimit të kampionatit dhe nuk kanë stërvitur, kështu që është periudhë e vështirë për të gjetur ekip ideal për ndeshjet e shtatorit”, nënvizoi ai. /Telegrafi/