Lëvizja Vetëvendosje në Suharekë ka reaguar lidhur me një shpërthim të paparalajmëruar që ka ndodhur të premten në fshatin Grejkoc.
Ky është postimi i plotë:
Të premten gjatë orëve të pasditës, banorët e fshatit Grejkoc janë tronditur nga një shpërthim i fushqishëm e i paparalajmëruar që ka ndodhur nga një gurthyes i cili ka rifilluar punën pas një kohe.Guthyesi gjendet në fund të rrugës “Plishi” dhe është shumë afër shtëpiave të lagjes “Kicaj”.Nëse vazhdohet përdorimi i mjeteve të rënda për operiminin e gurthyesit, banorët do të jenë të rrezikuar. Ky gurthyes do të duhet të gjejë format e tjera të operimit, e jo të përdorë mjete të rënda në vendbanime. Përmes këtij reagimi ndajmë shqetësimin me banorët e fshatit Grejkoc dhe kërkojmë nga Komuna që këtë çështje ta trajtojë me seriozitet.