PDK-Suharekë me kërkesë për renovimin e përmendorës së heroit BESIM NDRECA dhe hapsirës përreth saj

Suharekë, datë 31 gusht 2020
Grupi i asambleistëve të PDK-së.
KËRKESË
Për renovimin e përmendorës së heroit BESIM NDRECA dhe hapsirës përreth saj.

Të nderuar, Për nder të veprës dhe rënies së Heroit të Kosovës Besim Ndreca, ju drejtohemi me kërkesën që të njëjtit ti renovohet përmendorja dhe hapsira përreth saj ashtu siç i ka hije shprehja e respektit dhe nderimit të heroit Besim Ndreca nga ne, i cili në kohët më të vëshitira të Kosovës sakrifikoi jetën e tij për atdhe dhe për liri, duke iu përgjigjur okupatorit serb si një Shqiptar i vërtetë e duke i motivuar më pas shumë të tjerë për të ia kthyer armën okupuesit serb.Duke e pasur parasysh se deri më tani ka kaluar një kohë dhe natyrshëm shprehet nevoja qe të renovohet përmendorja e heroit Besim Ndreca dhe në përgjithsi të projektohet edhe hapsira përreth tij ashtu që me këtë investim të ri ti jepet frymë historisë së lavdishme të heroit Besim Ndreca dhe luftës së UÇK-së.Prandaj të nderuar, ky invenstim i ri duhet të merret me prioritet nga alokimi i mjeteve brenda fondit burimore, Granti Qeveritar- Rezervat për vitin fiskal 2020. Ky projekt duhet të jetë privilegj i të gjithve sepse ashtu sikurse në luftë kur na bashkoi kauza për liri, konsiderojmë se edhe për nderimin e heronjëve njëzëri duhet të veprojmë pa dallime politike në radhë të parë.Ju falenderojmë për mikuptim! Lavdi heroit Besim Ndreca.Lavdi dëshmorëve të rënë.Lavdi martirëve të vrarë.Grupi i asambleistëve të PDK-së.