FAKE NEWS: Fëmija me delegacionin e Kosovës në SHBA s’është i Driton Selmanajt!

Një fotografi e cila po qarkullon nëpër disa faqe të Facebook-ut se një fëmijë dhe grua janë të familjes së zv/kryeministrit, Driton Selmanaj, nuk po del të jetë lajm i vërtetë.

Zyra e zëvendës-kryeministrit ka konfirmuar për “Indeksonline” se Selamanj nuk ka marrë me vete familjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kësisoj, ky informacion i shpërndarë në shumë faqe është ‘fake news’. Në biografinë e zv/kryeministrit tregohet se ai është i martuar dhe ka dy djem.

Ndryshe, në Shtëpinë e Bardhë nga Kosova do të jenë; kryeministri Avdullah Hoti, zv. kryeministrat Driton Selmanaj dhe Albulena Balaj, ministrat Selim Selimi, Arban Abrashi, Meliza Haradinaj-Stublla si dhe shefja e kabinetit Ardita Dushi. /Indeksonline/