Edhe një viktimënga COVID-19 është shënuar sot në Komunën e Suharekës.
Sot ka ndërruar jetë ish-drejtori i shkollës fillore “7 MARSI” në Suharekë, Maxhun Halil Berisha.
Drejtori Maxhun Berisha ishte prekur nga COVID-19, ku këtë e ka konfirmuar për SuharekaOnline, Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të QKMF-së, Dr. Arbër Zenelaj.
Maxhun Berisha do të kujtohet si model dhe udhërrëfyes për shumë gjenerata.
SuharekaOnline