Kompani Artmotion pronë e Shkëlqim Devollit nga e marta mund të llogaritët që ka shtrirë monopolin edhe në futbollin kosovar, shkruan Gazeta inFokus.
Artmotion do të ketë të drejtat ekskluzive për transmetimin e ndeshjeve të Superligës së Kosovës në futboll për sezonin 2020/2021.
Gazeta inFokus ka arritur të siguroj informata të sigurta se FFK-ja tashmë ka hapur ofertat e kompanive të interesuara për blerjen e këtyre të drejtave dhe Artmotion ka ofertën më të lartë financiare dhe ka plotësuar të gjitha kushtet teknike.
Po ashtu inFokusi mëson ekskluzivisht se oferta e Devollëve është afro 400 mijë euro, derisa diferenca me ofertuesin e dytë është rreth 20-30 mijë euro me e vogël.
Në garë për të blerë këto të drejta përveç Artmotion kanë qenë edhe Kujtesa dhe Nimi Tv.
Ndërkaq siç ka raportuar Gazeta inFokus, nga gara është eliminuar Supersport Kosova, e cila 8 vitet e fundit ka mbajtur të drejtat e transmetimin të ndeshjeve të elitës së futbollit kosovar.
Sipas sqarimeve të FFK-së, Digitalb Albania nuk është eliminuar nga gara, por kanë qenë kriteret e përcaktuara nga ARKEP, që e kanë përcaktuar se kush mund të jetë ofertues për të blerë të drejtat televizive.
Digitalbi ka bërë ankesë në FFK, UEFA dhe në gjykatën përkatëse për mos lajmin e aplikimit.
Zyrtarisht FFK-ja nesër bënë publike fituesin e të drejtave televizive./Gazeta inFokus/