Çifti nga Gjakova rrihen mes vete, bëhen për spital

Një burrë dhe një grua, të cilët bashkëjetojnë janë rrahur mes vete në Gjakovë, duke i shkaktuar lëndime trupore njëri-tjetrit. Të dy janë dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj, i cili ka thënë se bashkëshorti ka pësuar gërvishtje në qafë dhe dorë, ndërsa bashkëshortja ka pësuar lëndim të lehtë në këmbë.

“Më datë 01.09.2020 rreth orës 04:40 minuta të dyshuarit, që janë çift në bashkëjetesë, janë fjalosur dhe përleshur fizikisht mes veti, duke i shkaktuar njëri-tjetrit lëndime të lehta trupore. I dyshuari, bashkëshorti ka pësuar lëndime (gërvishtje) në qafë dhe dorë. E dyshuara bashkëshortja ka pësuar lëndim të lehtë në këmbë, ku vërehet hematom i lehtë. Të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është informuar prokurori kujdestarë dhe në konsultim me të, janë liruar në procedurë të rregullt”, ka thënë Gjurkaj.

BS