Për 7 ditë (24.08-31.08) në QKMF-Suharekë janë trajtuar 31 pacient të dyshuar dhe ata te cilet edhe zyrtarisht jane Covid-19 pozitiv

Këtë e ka bëre të ditur Drejtoresha e Shendetësisë në një postim në Facebook.

Ky është postimi i plotë:

Te dashur bashkëqytetarë, kjo javë që lam pas për stafin e QKMF-se ne Therande ishte tejet e ngarkur pasi qe në Qendrën Kryesore te Mjekesise Familjare ne Therandë për aplikim të terapisë parenterale gjatë shtatë ditëve të fundit (24.08-31.08) janë trajtuar 31 pacient te dyshur dhe ata te cilet edhe zyrtarisht jane Covid-19 pozitiv.Në këtë periudhë kohore me terapi paranterale në këtë qendër janë trajtuar edhe rreth 80 pacient kryesisht te rinje te helmuar me ushqim te njejtit jane trajtuar varsisht prej intensitetit te simptomave, rasti ne fjalë është raportouar ne Inspektoratin Sanitar të Kosovës. Gjithashtu në këtë kohë janë trajtuar edhe pacient me sëmundje dhe ankesa tjera kronike !Pacientëve ju urojmë shërim të shpejt dhe raste te tilla me shpresen që nuk do të perseriten asnjëher🙏Stafit mjekesor në komunen tonë i uroj punë te mbarë dhe të palodhēshme. Ju bej thirrje Ministrise se Shendetesise qe personeli mjekesor te trajtohet me dinjitet dhe pa dallime ne ndarjen e shtesave pasi qe të gjithe bashkē dhe në menyra te ndryshme jemi ne betejen kunder pandemisë Covid-19.Mantilbardhet janë heronjet e ditëve te sotme pa dallim !