Zyrtare: Donny van de Beek nënshkruan me Manchester United

Tashmë është zyrtare, Man United ka transferuar ish-mesfushorin e Ajaxit, Donny Van De Beek.

Lajmin për transferimin e tij e ka bërë të ditur vet klubi i Man United përmes një postimi zyrtar në “Twitter”, shkruan IndeksOnline.

Reprezentuesi holandez kontribuoi me 10 gola dhe 11 asistime në 37 ndeshje sezonin e kaluar para se të anulohej Eredivisie nga pandemia.