Takimi i Sigurisë Lokale në Komunën e Suharekës
Nënkryetarja e Komunës së Suharekës, znj.Mihrije Suka, për çdo të Enjte mbanë në zyrën e saj, takimin e Sigurisë Lokale.
Në këtë takim marrin pjesë: Policia e 0, OSBE, KFOR-LMT dhe Zyra për Informim.
Në takim bisedohet për gjendjen e sigurisë brenda javës, ndërsa nënkryetarja Suka, i njofton të pranishmit me aktivitetet e javës, e që për këto dy javë për sa nuk është mbajtur takimi, ajo ka veçuar këto aktivitete: takimi i Asosiacionit të Komunave me kryeministrin Hoti, homazhet tek pllakata e Heroit Ramë Bllaca, Diskutimi Publik për Buxhetin 2021, Mbledhja e Asamblesë etj…
Ndërsa komandanti i Stacionit të Policisë në Suharekë, z.Afrim Sylaj, raportoi për gjendjen e sigurisë për dy javë duke i specifikuar këto raste: 1 vdekje e dyshimtë, 3 plane operative, 3 aksidente trafiku, 6 vjedhje, 1 lëndim trupor, 2 raste dhunë familjare, 3 kanosje, 2 lëndime aksidentale, 1 tentim-vrasje, 1 dëmtim prone, 563 tiketa për kundërvajtje dhe 132 tiketa për mos-respektim të masave kundër COVID-19.
Nga OSBE z.Salih Elshani, raportoi se janë duke punuar me disa projekte, ku specifikoi një takim me zyrtarët për informim të Komunave si dhe ka përmendur shqyrtimin e raportit financiar të Komunës së Suharekës dhe raportin e auditimit.
Nga KFOR-LMT, u raportua se janë duke punuar me angazhimet e tyre, duke i përmendur edhe patrullimet e zakonshme dhe duke e vlerësuar gjendjen si stabile dhe të qetë.