• 16/05/2021
Digiqole ad

Flamuri i Kosovës vendoset tek Liqeni i Ujmanit

 Flamuri i Kosovës vendoset tek Liqeni i Ujmanit

Qytetari Bekim Ibishi sot ka vendosur flamurin e Kosovës tek Liqeni i Ujmani me qëllim që të shenjëzojë se Ujmani dhe Trepça i përkasin territorit të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Aktiviteti u realizua në kohën kur në Washington po mbahen bisedime mes Kosovës dhe Serbisë.

“Sot në këtë aktivitet simbolik tek Liqeni i Ujmanit vendosëm simbolin e Republikës së Kosovës, për të shenjëzuar qartë se Ujmani dhe Trepça i përkasin territorit të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj dhe asnjë shtet apo entitet s’mund të ketë pretendime mbi to” ka shkruar Ibishi.

Ai ka thënë se me këtë aktivitet po informojnë delegacionin e Kosovës në SHBA  se çka i jep Koosva Serbisë. Ai ka thënë se i japim Serbisë vetëm fqinjësi të mirë dhe asgjë me tepër.

“ Ne përmes këtij aktiviteti simbolik i informojmë përfaqësuesit tanë me legjitimiteti të diskutueshëm, të cilët po marrin pjesë në Dialogun që po zhvillohet në ShBA se çka i jep Republika e Kosovës,  Serbisë? Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj, Serbisë në vend të hakmarrjes dhe territorit të shumë kërkuar nga ajo. “ ka shkruar tutje Ibishi.

Pas fjalimit që mbajti sot para mediave, Ibishi e mori flamurin me veti.

Kallxo

Digiqole ad

Të ngjashme