• 16/05/2021
Digiqole ad

Hoti zbulon se çfarë tema do të diskutojnë sot me Serbinë në Shtëpinë e Bardhë

 Hoti zbulon se çfarë tema do të diskutojnë sot me Serbinë në Shtëpinë e Bardhë

Delegacioni i Kosovës është nisur për në Shtëpi të Bardhë aty ku do të mbahet takimi i parë me Serbinë me ndërmjetësimin amerikan, raporton Gazeta Express nga vendi i ngjarjes.

Kryeministri Avdullah Hoti para mediave ka deklaruar se sot do të diskutojnë për ekonomi.

“Do të keni informata sapo të kryejmë raundin e parë të takimit. Asnjë diskutim tjetër nuk bëhet me Serbinë përveç për njohje, marrëveshja e sotme për bashkëpunim ekonomik është një hap më afër normalizimit përfundimtar të marrëdhënieve mes dy vendeve, që është njohja reciproke ”, ka thënë kryeministri.

Gazeta Express dhe T7 raportojnë nga Uashingtoni se në këtë takim, përveç kryeministrit Avdullah Hoti do të marrin pjesë edhe koordinatori për dialogun, Skender Hyseni, ministri i Drejtësisë, Selim Selimi dhe zv.kryeministrja Albulena Balaj Halimaj.

Për në Uashington kanë udhëtuar tetë persona si pjesë e delegacionit të Kosovës, mirëpo, disa prej tyre nuk do të jenë pjesë e takimit të sotëm.

Në takim ndërkaq nikoqir do të jenë këshilltari  për Siguri i presidentit amerikan, Robert O’Brien si dhe emisari amerikan për dialogun, Richard Grenell./GazetaExpress/

Digiqole ad

Të ngjashme