Kuçi: Të jemi të përgjegjshëm kur dalim në publik


Të dashur bashkëqytetarë, nga data 21.08.2020 deri sot me 04.09.2020 ( per dy jave) nga rezultatet e konfirmuara nga IKSHPK në komunën tonë kanë rezultuar 26 raste të reja në #COVID19, kurse 42 qyetarë janë shëruar.

Nga të dhënat e kesaj jave, fatkeqesisht dy pacientë nga komuna jonë e humben betejen nga semundja Covid-19, me ç’rast ju shprehi ngushellimet me të sinçerta Familjeve.

Në total nga dita parë e pandemisë deri më tani në Komunën e Therandës kemi: total 192 raste, të shëruar 154, të vdekur 12, raste aktive 26.

Angazhimi i përbashkët në respektimin e masave parandaluese kundër #COVID19 duhet të vazhdojë nga secili prej nesh pasi virusi është akoma në mesin tonë, por i padukshëm, e në shumë raste edhe pa shenja klinike. Kujdesuni për veten dhe të tjerët.

Vazhdojmë ju lutemi me përgjegjësi kolektive. Të jemi të përgjegjshëm kur dalim në publik. Ne duam që femijët shpejt ti kthejmë në shkolla. Mos të ua humbim këtë mundësi me sjelljet tona. Respektoni rekomandimet.

Mbani maskë kudo ne publik !

maskë #higjienë #distancë