• 25/07/2021
Digiqole ad

Shala: Kryeministri Hoti po ndjek rrugën e presidentit Rugova

 Shala: Kryeministri Hoti po ndjek rrugën e presidentit Rugova

Deputeti dhe njëherit kryetari i degës së LDK-së në Suharekë Dr. Ardian Shala, ka folur për marrëveshjen e nënshkruar nga kryeministri Hoti në shtëpinë e bardhë.

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump dhe kryeministri i Kosovës Avdulla Hoti

Shala tha se kryeministri Hoti me devotshmëri zbatoj rrugën e trasua nga presidenti historik Dr.Ibrahim Rugova.

Ja postimi i plotë:
Presidenti historik dr. Ibrahim Rugova, ka porositur në vazhdimësi për miqësinë permanente me ShBA-të. Këtë rrugë të trasuar nga presidenti ynë historik, sot me impenjim dhe devotshmëri për interes nacional e zbatoi kryeministri i vendit Prof .Dr. Avdullah Hoti, duke nënshkruar marrëveshjen historike në Washington DC, përkatësisht në Shtëpinë e Bardhë, që i jep një bazë të fuqishme vendit tonë për zhvillim dhe integrim.

Të ngjashme