Ministrja e Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla është përplasur pak me Skender Hysenin në konferencë e Kryeministrit Avdullah Hoti, i cili foli pasi u arrit marrëveshja Kosovë-Serbi, raporton Express.
Ministrja e shtynë pak Hysenin dhe e largon nga krahu i djathtë i Kryeministri. Kur Haradinaj-Stublla synon të jetë në krahun e djathtë të Kryeministrit, Hyseni reagon duke lëvizur kokën dhe duke i treguar se duhet të shkojë një vend më poshtë.
Por, ajo megjithatë arrin të zë vendin afër Kryeministrit ndërsa Hyseni mbetet në pozitën e tretë.
Gjithë këtë ngjarje mund ta shihni në videon më poshtë. /Express
Gazeta Express