Kryeministri Hoti: Sapo kisha një bisedë shumë përmbajtësore me shefin e mision që mbulon Kosovën në Fondin Monetar Ndërkombëtar në Washinton, Gabriel Di Bella

Sapo kisha një bisedë shumë përmbajtësore me shefin e mision që mbulon Kosovën në Fondin Monetar Ndërkombëtar në Washinton, Gabriel Di Bella. Pas dy jave, Ministrja e Financave, znj.Bajrami, do të vizitojë FMN-në dhe Bankën Botërore në Washington për të diskutuar mbështetjen për Kosovën nga këto dy institucione të rëndësishme. Orientimi i Qeverisë është që të nisim një program bashkëpunimi me FMN për të mbikëqyrë reformat dhe avancimin e skemave pensionale dhe sociale si dhe menaxhimin më të mirë të borxhit publik. Përmes këtij programi me FMN-në sigurohet kredibiliteti ndërkombëtarë i menaxhimit makro-fiskal të shpenzimeve publike nga ana e Qeverisë së Kosovës, duke na krijuar mbështetje për të siguruar financim nga Banka Botërore, BERZH, EIB dhe institucione të tjera financiare për projekte infrastrukturore, energjetike dhe në ujra, që janë janë pjesë e programit zhvillimor të Qeverisë dhe rimëkëmbjes ekonomike.