IKSHPK gjatë ditës kishte raportuar se brenda 24 orëve të fundit janë shënuar edhe 117 raste pozitive me COVID-19, ku prej tyre sipas IKSHPK-së vetëm në komunën e Suharekës janë identifikuar 5 raste.
Mirëpo kjo del të mos jetë e vërtetë, pasi që IKSHPK ka ngatërruar rezultatet e fshatrave të Suharekës me atë të Vushtrrisë dhe Krushës së Madhe.
Këtë e ka konfirmuar drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Suharekës, Besa Kuqi.
Përmes telefonit për SuharekaOnline ajo ka thënë se instituti i ka kumtuar rezultatet gabim dhe këtë ajo e kishte vërtetuar kur ka filluar ti telefonoj pacientët dhe po të njëjtit kanë pohuar se janë nga fshati Bukosh i Vushtrrisë dhe jo nga Bukoshi i Suharekës.
Gjithashtu edhe një rast tjetër që ishte nga Krusha e Madhe është raportuar se është nga Krushia e Suharekës.
Drejtoresha, Besa Kuqi, ka bërë të ditur se këto informata i’a ka përcjellur edhe QRSHP-së në Prizren, IKSHPK-së në Prishtinë dhe kryetarit.© SuharekaOnline.