Netanyahu: Kosova, shteti i parë mysliman që do ta hapë ambasadën në Jerusalem

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka thënë se e mirëpret marrëveshjen me Kosovën për vendosje të marrëdhënieve diplomatike dhe hapjen e ambasadës në Jerusalem.

Ai përmes një videomesazhi në Twitter ka thënë se Kosova është shteti i parë mysliman që do ta ketë ambasadën e saj në Jerusalem.

Kryeministri izraelit e ka përmendur edhe Serbinë, e cila si pjesë e ujdisë, do ta zhvendosë ambasadën e saj në Jerusalem, njofton Klan Kosova.

“Javë e mirë! E mirëpres marrëveshjen me Kosovën që do të bëhet shteti i parë mysliman që do ta hapë ambasadën në Jerusalem. Serbia do të jetë shteti i parë që do të hapë ambasadë në Jerusalem – pas përparimit historik me Emiratet e Bashkuara Arabe”.

Me ndërmjetësimin e SHBA-së dhe presidentit Donald Trump, Kosova dhe Izraeli janë pajtuar për njohje reciproke.

Telegrafi