Gjatë dy ditëve të fundit në Kosovë janë gjobitur saktësisht 1 mijë e 258 qytetarë të cilën nuk respektuan masat kundër koronavirusit të vendosura nga Qeveria e Kosovës.
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovë, Rashit Qalaj, bëri të ditur për Gazetën Sinjali se gjatë ditës së djeshme për mosrespektim të këtyre masave janë shqiptuar 648 gjoba dhe 74 vërejtje për qytetarët dhe bizneset.
“Me datën 05.09.2020 nga ora 07:00 – 19:00 nga policia janë shqiptuar 648 gjoba sipas Ligjit te ri anti-COVID dhe janë dhënë 74 vërejtje ndaj qytetarëve e bizneseve. Nga ora 20:00 është duke vazhduar aksioni i përbashkët me inspektoratin për të mbikëqyrur respektimin e Ligjit dhe zbatimin e Vendimit të Qeverisë”, thuhet në përgjigjen e Qalajt.
Ndërsa, nga aksioni i përbashkët i policisë dhe Inspektoratit Sanitar, më 4 shtator, u gjobitën 610 qytetarë dhe u dhanë 106 vërejtje për shkeljen e ligjit për pandeminë dhe vendimeve të qeverisë.
“Më datën 04.09.2020 nga ora 07:00-19:00 nga policia janë shqiptuar 610 gjoba sipas ligjit të ri anti-COVID dhe janë dhënë 106 vërejtje ndaj qytetarëve e bizneseve. Nga ora 20:00 do të vazhdojë aksioni i përbashkët me inspektoratin për të mbikëqyrur respektimin e ligjit dhe zbatimin e vendimeve të Qeverisë”, ka thënë Qalaj
GE