Një pushues nga Kosova, ende i paidentifikuar ka humbur jetën këtë të diel në plazhin e Velipojës, raporton Tch.
Mësohet se viktima, një 75-vjeçar ka shfaqur probleme shëndetësore teksa ishte në ujë dhe ndonëse u nxor i gjallë në breg, ai vdiq pa mundur të marrë ndihmën mjekësore.
Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit Rajonal të Shkodrës.
Koha.net