Një person është arrestuar në Mitrovicë, pasi qe i njëjti deri sa kishte qenë duke drejtuar veturën e tij me targa vendore, kishte zhvilluar shpejtësi të madhe duke rrezikuar qytetaret.
Zyrtarët policor e kanë sinjalizuar që të ndalet i dyshuari, mirëpo i njëjti e kishte zhvilluar shpejtësinë me të madhe të lëvizjes duke i rrezikuar zyrtarët policor.
“I dyshuari gjatë lëvizjes kishte goditur një automjet tjetër në udhëkryq. Policia kishte arrestuar te dyshuarin dhe njëjti i kishte fyer dhe kanosur zyrtaret policor”, thuhet në raportin e policisë.
Me urdhër te prokurorit kujdestar, dyshuari është dërguar ne mbajtje për 48 orë. /Telegrafi/