Policia e Kosovës në fshatin Piran të Prizrenit, gjatë kontrollimit fizik, tek i dyshuari mashkull kosovar ka gjetur dhe konfiskuar 2.6 gram substancë narkotike, e llojit Marihuanë.
“Gjatë legjitimimit nga ana e njësitit policor, i dyshuari e kishte sulmuar njërin prej zyrtarëve policor dhe kishte arrit të largohet nga vendi i ngjarjes.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/