Arrestohet pasi që pengoi dhe kërcënoi policinë gjatë mbylljes së lokalit rasti ka ndodhur në Suharekë

Megjithë rritjen e numrit të viktimave dhe rasteve të reja të koronavirusit,disa qytetarë dhe biznese nuk po i respektojnë masat kundër përhapjes së këtij infeksioni.
Kështu një rast i tillë i mos respektimit të udhëzimeve të IKSHPK-së është raportuar se mbrëmë rreth orës 22:45 në qytetin e Suharekës.

Sipas burimeve të SuharekaOnline bëhet e ditur se njësit policore deri sa ishin të angazhuar në mbylljen e lokaleve sipas urdhëresës së IKSHPK-së janë penguar dhe kërcënuar nga i dyshuari mashkull.

I njëjti është shoqëruar në stacionin policore dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti procedohet në procedurë të rregullt.

SuharekaOnline