Kryeministri i Izrealit, Benjamin Netanyahu, e ka shpërndarë një video të kryeparlamentares Vjosa Osmani, e cila nga memoriali për hebrenjtë në Prishtinë, e ka falënderuar Izraelin për njohjen e Kosovës.
Kryeparlamentarja Osmani, në një video të realizuar nga oborri i Kuvendit të Kosovës, pranë pllakës memoriale të komunitetit hebrenj, për ta falënderuar Izraelin për njohjen reciproke.
Kjo video është postuar edhe në profilin e Netanyahut.
Osmani aty thotë se shqiptarët e Kosovës dhe populli hebrenj kanë lidhje të vecantë, që periudha e Luftës së Dytë Botërore, kur shqiptarët hapën shtëpitë e tyre për të strehuar e fshehur hebrenjtë e përndjekur nga nazistët.
“Po qëndroj para memorialit të komunitetit hebrenj, këtu në Parlamentin e Kosovës, për të thënë “Faleminderit” [e thotë edhe hebraisht] Izraelin që e njohu Republikën e Kosovës. Më shumë se 70 vjet më parë, shqiptarët e Kosovës hapën zemrat dhe shtëpitë e tyre për hebrenjtë. Që nga atëherë, qytetarët e Kosovës dhe ata të Izrealit e kanë një lidhje të veçantë, që së fundmi u formalizua me vënien e raporteve diplomatike javën e kaluar. Nga Kuvendi i Kosovës, ne i falendërojmë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që e bën këtë të mundur. Ne mezi presim që të forcojmë edhe më shumë miqësinë tonë me Izraelin, përmes bashkëpunimit të parlamentit me Knesset-in [paralementin e Izrealit]”, ka thënë Osmani, transmeton Gazeta Express.
Sipas marrëveshjes që u nënshkruar të premten në Shtëpinë e Bardhë, Kosova dhe Izraeli e njohin njëra-tjetrën dhe vendosin raporte diplomatike.
Kosova është zotuar se ambasadën e saj do ta hapë në Jerusalem, e jo në Tel Aviv, e kjo është mirëpritur nga Izraeli dhe SHBA’ja, por është kundërshtuar nga liga arabe dhe Turqia.
/Express/