Policia e Kosovës njofton për një rast dhune që raportohet të ketë ndodhur në Prizren.
Një grua ka raportuar në Polici se është kanosur nga djali i saj, i cili i ka marrë telefonin dhe ka ikur nga shtëpia.
Ngjarja ka ndodhur dje në rrugën “Astrit Suli”, rreth orës 17:09.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti është nën hetime.