• 03/08/2021
Digiqole ad

Profesionistët shëndetësorë nga Italia arrinjë në Kosovë

 Profesionistët shëndetësorë nga Italia arrinjë në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se tashmë kanë arritur profesionistët shëndetësorë që do të angazhohen në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës –SHSKUK.

“Për këtë, javë më parë ne kemi bërë kërkesë të veçantë, si dhe marrëveshje përkatëse me palën italiane për çka falënderoj ambasadorin Nicolas Orlando dhe shtetin mik të Italisë për mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë për Kosovën në çdo kohë”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

Po ashtu Zemaj ka thënë se po vazhdojnë të rrisim kapacitetet dhe po aktivizojmë klinika të caktuara me infrastrukturën e nevojshme.

Zemaj ka paralajmëruar se së shpejti Kosova do ta ndërtoj spitalin ANTI-COVID me kapacitet prej 400-500 shtretër dhe në prag të fillimit të vitit të ri shkollor Kosova po bëhet gati të ballafaqohet me çdo skenar.

TvPz

Të ngjashme