Në vazhdën e takimeve me strukturat e partisë, dje Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës z.Kadri Veseli, së bashku me përfaqësues tjerë nga qendra, ka takuar kryesinë e degës së kësaj partie në Suharekë.
Veseli ka folur për aktualitetin politik në vend dhe sfidat tjera shtetërore, siç është situata e rëndë me pandeminë.
Gjithashtu, Veseli përsëriti qëndrimin e PDK-së karshi interesave shtetërore.
Ai tha se PDK asnjëherë nuk do të vë interesin e saj personal para nevojave të shtetit të Kosovës.
Kryetari i Degës z. Ramë Vataj theksoi se Partia Demokratike e Kosovës do të jetë një forcë politike efikase dhe konstruktive që do të ketë në qendër qytetarin dhe interesin e shtetit të Kosovës, dhe njëzëri bashkë me anëtarët e kryesisë ofruan mbështetjen e fuqishme vizionit të qartë që ka z.Veseli për shtetin.
SuharekaOnline