• 13/06/2021
Digiqole ad

Makinat me targa të Kosovës përplasen rëndë në plazhin e Durrësit

 Makinat me targa të Kosovës përplasen rëndë në plazhin e Durrësit

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në rrugën dytësore pranë ‘Shkëmbit të Kavajës në Durrës.

Dy makina me targa të Kosovës janë përplasur, e për pasojë njëra nga makina ka fluturuar dhe është përmbysur.

Në aksident janë përfshirë një “Skoda” me targa 07- 403 DN si dhe një “Volksëagen” me targa 01-499 LA.

Si pasojë e aksidentit një person ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spitalin e Durrësit. Fatmirësisht i lënduari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

TvPz

Digiqole ad

Të ngjashme