Komuna e Suharekës fiton grant prej 392,327.78 euro

Komuna e Suharekës ka përfituar grant në vlerë prej 392,327.78 euro këtë e ka bërë te ditur i pari i Komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj në një postim në Facebook.

“Granti mund të përdoret për investime kapitale në çfarëdo fushe prioritare në përputhje me kompetencat dhe planet e komunës, konform marrëveshjeve tripalëshe që do të nënshkruhen para alokimit të grantit” është shprehur Muharremaj.

Ky është postimi i plotë:

392,327.78 euro është vlera e grantit të performancës komunale që e ka fituar Komuna e Suharekës, e që bashkëfinancohet nga Ministria e Pushtetit Lokal, Zyra Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Suedia dhe Norvegjia.

Granti mund të përdoret për investime kapitale në çfarëdo fushe prioritare në përputhje me kompetencat dhe planet e komunës, konform marrëveshjeve tripalëshe që do të nënshkruhen para alokimit të grantit.

Bali Muharremaj

SuharekaExpress