Hyn në kahjen e kundërt, shkakton aksident në hyrje të autostradës në Reshtan

Policia e Kosovës në raportin për media ka bërë të ditur se dje ka ndodhur një aksident trafiku tek ura e autostradës në fshatin Reshtan.

Sipas policisë aksidenti ka ndodhur të martën më 08.09.2020 rreth orës 13:20 tek ura e autostradës në fshatin Reshtan të Suharekës.

Aksidenti ka ndodhur mes dy veturave me targa vendore, pasi që ngasësi i veturës së parë ka humbur kontrollin e drejtimit të veturës, me ç’rast ka dalur në shiritin e kundërt dhe ka goditur veturën e dytë, shkruan SuharekaOnline.

Si pasojë, ngasësit e të dy veturave pësojnë lëndime të lehta për çka edhe kanë marrë tretman mjekësor, ku më pas ngasësi i veturës së parë dërgohet për tretman në spitalin e Prizrenit ndërsa ngasësi i veturës së dytë është liruar për në shtëpi.

SuharekaOnline