AKSIDENT I RËNDË NË VLORË, HUMB JETËN NJË VAJZË

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë. Një makinë është përmbysur në zonën e njohur si rrethrrotullimi i Nartës në qytetin bregdetar, ku dyshohet se një vajzë ka mbetur e vdekur. Gjithashtu edhe një tjetër është në gjendje të rëndë, njofton Insajderi.

Kanë qenë dëshmitarët në vendngjarje që kanë dhënë ndihmën e parë dhe më pas ka mbërritur dhe policia.

Ne makinen tip Ford dyhohet se udhetonin dy vajza.

Rreth orës 17:20, në rrethrrotullimin në hyrje të autostradës “100 Vjetori” Vlorë, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit dhe shpejtësisë së lartë, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur automjeti tip Ford.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar dy shtetase femra, ku njëra ka humbur jetën në vend ndërsa tjetra është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

Po punohet për gjeneralitetet e tyre.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme hetimore./Insajderi.