Një aksident trafiku mes tri automjeteve ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në rrugën “Tirana” në Prishtinë.
Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar tre persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 07:30 në Prishtinë, ka ndodh një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti. /Telegrafi/