Një grua, 36 vjeçare ka marr lëndime të rënda trupore pasi është goditur me mjet të fortë (thikë) nga bashkëshorti i saj.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodh të mërkurën rreth orës 05:00, në Skenderaj.
Siç thuhet në raport, viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte goditur me mjet të mprehtë (thikë) viktimën femër kosovare. Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.
Ndërsa, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni në një prononcim për Telegrafin ka thënë se të mërkurën prokuroria ka bërë kërkesë për caktim të paraburgimit ndaj të dyshuarit që besohet se ka goditur bashkëshorten e tij me thikë.
“Rasti ka ndodh në Klinë të Poshtme, në Skenderaj. I dyshuari është në ndalim prej 48 orësh, Dje Prokuroria ka bërë kërkesë, ndërsa sot pritet seanca për caktimin e masës ndaj tij”, ka thënë Preteni. /Telegrafi